Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Kriptomonedha, satelitët dhe dronët: Nga premtimet prej megalomani të Ramës te dështimet reale
Përdorimi i dronëve për të mbjellë pemë në zonat e prekura nga zjarret e verës është një premtim i ri i kryeministrit Edi Rama për përdorimin e teknologjive të reja me rezultate habitëse. Ky gjithsesi nuk është premtimi i parë, ndërsa deklarata të ngjashme në të shkuarën duket se nuk kanë sjellë rezultatin e pritshëm. Shtatë vite më parë, kryeministri Edi Rama deklaroi se vendi ynë do të bëhej pararojë e botës përmes krijimit të një kuadri rregullator për kriptomonedhat, duke premtuar mes të tjerash vende pune me paga të larta, biznese të reja dhe forma të reja financimi. “Mundësia për të qenë inovativë dhe për të krijuar një pikë graviteti atraktive për tregjet financiare me një inovacion është e hapur për të gjitha vendet...