Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Policia e Kosovës bastis lokalin në veri të vendit/ Bluza me Putin, dhe simbole nacionaliste serbe (FOTO)
Rreth mesditës së sotme, Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë e Policisë Kufitare ka zhvilluar një bastisje në një lokal në zonën e Leposaviqit, ku dyshohej se tregtoheshin produkte me përmbajtje të ndaluar. Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani, ka konfirmuar për media se në ambientin e kontrolluar janë gjetur disa artikuj të dyshimtë, përfshirë pije, bluza, elektroshokë dhe materiale të tjera me logo dhe mbishkrime që mund të përbëjnë shkelje të ligjit. Në operacion janë përfshirë edhe hetuesit rajonalë dhe zyrtarët e Doganës së Kosovës, ndërsa për shkak të natyrës së mbishkrimeve të hasura, është informuar edhe Prokuroria Speciale. Elshani ka bërë të ditur se aktualisht nuk ka persona të ndaluar, ndërkohë që bastisja është ende në proces. Pas përfundimit të saj...