Aksidentet rrugore vrasin 138 persona, shtohet numri i viktimave gjatë 8-mujorit

Aksidentet rrugore vrasin 138 persona, shtohet numri i viktimave gjatë 8-mujorit

Sipas statistikave të Policisë së Shtetit, 138 persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve rrugore deri këtë fund gushti. Krahasuar me një vit më parë megjithëse kemi rreth 120 aksidente më pak, numri i viktimave dhe të plagosurve është rritur duke e bërë edhe më të rëndë panoramën e aksidenteve rrugore në vendin tonë. Nga janari deri në Gusht një vit më parë janë shënuar 1.086 aksidente, me 100 viktima dhe 131 të plagosur rëndë. Ndërsa këtë vit numri i aksidenteve është 961 si pasojë e të cilëve janë shënuar 138 viktima dhe 149 të plagosur rëndë. Ndër arsyet kryesore për aksidentet e rënda janë shpejtësia tej normave të lejuara, parakalimi i gabuar dhe përdorimi i celularit apo alkoolit në drejtimin e mjetit. Sipas...