Postonte foto seksiste, edhe të kryeministres Meloni/Zbulohet administratori i faqes online

Postonte foto seksiste, edhe të kryeministres Meloni/Zbulohet administratori i faqes online

Quhet Vittorio Vitiello, 45 vjeç, nga Scandicci i Firences, personi i dyshuar si administratori i faqes seksiste Phica.eu. Platforma seksiste Phica.eu, me qindra mijëra përdorues aktivë, ka rezultuar se për vite me radhë ka grumbulluar, modifikuar dhe shpërndarë foto të grave, pa dijeninë apo miratimin e tyre, të shoqëruara me komente vulgare, denigruese dhe dhunuese. Në këtë faqe ishin publikuar edhe imazhe të përpunuara të figurave të njohura publike, si Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, liderja e opozitës Elly Schlein, influencuesja Chiara Ferragni dhe eurodeputetja Alessandra Moretti. Ishte viti 2019, kur faqja u raportua ashtu si tani, për shpërndarjen e fotove të personazheve publikë që bëheshin objekt fyerjesh dhe komentesh të çdo lloji. Bëhej fjalë për të njëjtën faqe interneti që Vitiello e mbylli pak ditë...