“Ukraina të hyjë në BE”, habit Putin: Nuk themi jo! Lë hapur mundësitë për garancitë e sigurisë

“Ukraina të hyjë në BE”, habit Putin: Nuk themi jo! Lë hapur mundësitë për garancitë e sigurisë

Rusia nuk e ka kundërshtuar asnjëherë hyrjen e Ukrainës në Bashkimin Europian. Është anëtarësimi i saj në NATO, që për Moskën mbetet e papranueshëm: Nga Pekini presidenti rus Vladimir Putin siguroi edhe një herë se Rusia nuk bëhet pengesë për aderimin e vendit fiqnj në bllokun europian, për të cilin insiston që të mos e shohë Moskën si rrezik. “Rusia nuk dëshiron të sulmojë askënd”, përsëriti Putin, që shtoi madje se pohime të tilla, sipas të cilave rusët kërkojnë të mësyjnë vende të tjera europianë “janë ose provokim, ose shenjë paaftësie të plotë”. Më tej, preku edhe cështjen e garancive të sigurisë të cilat Kivi i kërkon me ngulm. Shqetësimi i shefit të Kremlinit është që në marrëveshjeje paqehe me Ukrainën të mos kompromentohet siguria...