2 të arrestuarit për spiunazh me Serbinë, Kryeministri kroat takon kreun e Inteligjencës

2 të arrestuarit për spiunazh me Serbinë, Kryeministri kroat takon kreun e Inteligjencës

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç është takuar me shefin e inteligjencës ushtarake kroate, me të cilin ka biseduar për rastin e dy të arrestuarve për spiunazh për Serbinë. Gjatë gushtit, autoritetet kroate arrestuan një pilot të ushtrisë kroate dhe të dashurën e tij, një serbe nga Mitrovica e Veriut, të cilët dyshohen se i kanë dhënë informacione konfidenciale Listës Serbe. Lista Serbe është partia më e madhe e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar. Pllenkoviç tha se vendi i tij po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për të mbrojtur sigurinë kombëtare. “Jam takuar me drejtorin e Agjencisë së Sigurisë dhe Inteligjencës Ushtarake, gjeneralmajorin Ivan Turkal, sa i përket hetimit që po kryhet kundër një oficeri të Forcave të Armatosura kroate dhe...