Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Mallakastër/ Plagosi me thikë 45-vjeçarin, në kërkim i riu
Një konflikt mes dy personave ka degjeneruar deri në përdorimin e armëve të ftohta në Mallakastër. Sipas Policisë, një 45-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë pas konfliktit me një të ri, dhe u dërgua në spital ku mori mjekim. Pasi mori kujdesin e nevojshëm shëndetësor, u largua për në banesë, pasi plaga nuk paraqiste rrezik. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër shpallën në kërkim shtetasin M. B., 26 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar lehtë, me mjet prerës, një shtetas 45 vjeç, i cili pasi mori mjekim në spital, u largua në banesë. Punohet për kapjen e 26-vjeçarit.”, thuhet në njoftimin e Policisë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.