Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Borxhet e votës së diasporës, DHL “kërcënon” KQZ-në: Paguani 863 mln lekë brenda 15 ditësh, ose..
Përplasja ndërmjet KQZ dhe kompanisë postare që mundësoi votimin nga jashtë vendit ka kaluar në nivelin e kërcënimeve. Nëpërmjet një shkrese drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, DHL i kujton kreut të këtij institucioni, Ilirjan Celibashit, se vlera e dakordësuar në kontratë, nuk është disbursuar. Nëse situata nuk zgjidhet deri në fund të muajit shtator, kundrejt saj do të shtohen edhe kamatëvonesat. “Në bazë të sasisë së shërbimit të ofruar nga ana e shoqërisë DHL International sipas Kontratës së Shërbimit, rezulton se vlera totale e detyrimit është në shumën prej 863,906,699 lekë. Kamatvonesa që do të maturohej deri në datë 30.09.2025, në rast mos pagese, do të ishte në shumën prej 26,014,829 lekë e cila do t’i shtohej shumës së principalit të detyrimit të mësipërm. Theksojmë...