Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Akuzohen për trafik droge, arrestohen dy shqiptarë në Greqi
Greqi – Dy shqiptarë, 41 dhe 52 vjeç janë arrestuar nga policia në Kretë. Ata akuzohen për trafik lëndësh narkotike. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre policia gjeti dhe sekuestroi 1 kilogram e 92 gramë kokainë, 910 euro Cash, të fituara nga trafikimi i drogës dhe 3 telefona celularë. Vijojnë hetimet për të identifikuar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari./vizionplus.tv