Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Putin thotë se nuk e ka kundërshtuar kurrë anëtarësimin e Ukrainës në BE, por i kundërvihet NATO-s
Presidenti Vladimir Putin thotë se Rusia nuk e ka kundërshtuar kurrë anëtarësimin e Ukrainës në BE, por i kundërvihet NATO-s. Në Pekin, presidenti rus u takua me kryeministrin sllovak Robert Fico, dhe të dy së bashku dhanë deklarata për median. Në fjalën e tij, Putin tha se Moska nuk e kishte kundërshtuar kurrë anëtarësimin e mundshëm të Ukrainës në BE dhe hodhi poshtë pretendimet se Moska po planifikonte të sulmonte Evropën. Ai argumentoi se me zgjerimin e NATO-s drejt lindjes, aleanca donte të përvetësonte të gjithë hapësirën post-sovjetike dhe Rusia thjesht duhej të mbronte interesat e saj. Ai përsëriti gjithashtu se anëtarësimi i Ukrainës në NATO do të kishte qenë i papranueshëm për Rusinë./vizionplus.tv