“Rusia nuk e ka kundërshtuar anëtarësimin e Ukrainës në BE”, Putin takohet me Ficon: NATO-ja është vijë e kuqe

“Rusia nuk e ka kundërshtuar anëtarësimin e Ukrainës në BE”, Putin takohet me Ficon: NATO-ja është vijë e kuqe

Presidenti rus Vladimir Putin u takua sot në Pekin me kryeministrin sllovak Robert Fico, gjatë një ngjarjeje zyrtare në Kinë ku Fico mori pjesë si i vetmi udhëheqës nga Bashkimi Evropian. Në deklaratat për mediat pas takimit, Putin deklaroi se Rusia “nuk ka qenë kurrë kundër anëtarësimit të Ukrainës në Bashkimin Evropian”, duke shtuar se pretendimet për një sulm rus ndaj Evropës janë “të pabaza”. Megjithatë, ai theksoi se anëtarësimi i Ukrainës në NATO mbetet i papranueshëm për Moskën, duke akuzuar aleancën për përpjekje për të përthithur hapësirën post-sovjetike dhe kërcënuar sigurinë e Rusisë. Nga ana tjetër, kryeministri sllovak Robert Fico, i cili është përballur me kritika të ashpra nga vende të tjera të BE-së për pjesëmarrjen në këtë ngjarje dhe në paradën e Ditës...