Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Jam i bindur që e ke menduar këtë ditë, të ndahesh nga zhurma e qytetit e të prehesh në Vunoin tënd”, mesazhi i Ramës në librin e ngushëllimeve për Dhimitër Anagnostin
Kryeministri Edi Rama shkroi një mesazh në librin e ngushëllimeve për mjeshtrin e kinemasë shqiptare Dhimitër Anagnosti. Kreu i qeverisë nderoi regjisorin e shquar shquar shqiptar në homazhet që u mbajtën këtë të martë në hollin e teatrit të Operas dhe Baletit. “Jam i bindur që ke menduar shpesh për këtë ditë kur do të ndahesh përgjithnjë nga zhurma e qytetit e do të prehesh në Vunoin tënd, ku paqja e merituar do të jetë mbi ty.Me mall Edi”, ka shkruar Rama. Familjarë, kolegë, politikanë dhe qytetarë nderuan kolosin e kinematografisë shqiptare dhe vendosën kurora me lule në arkëmort, Regjisori i shquar shqiptar Dhimitër Anagnosti mbylli sytë përgjithmonë një ditë më parë në moshën 89-vjeçare. I lindur në Vuno më 23 janar 1936, Anagnosti do...