Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Pensionistët i rikthehen punës, 120 mijë aktivë në treg më 2024, rritje vjetore 46%
INSTAT raportoi se në vitin 2024 rreth 120 mijë persona të moshuar mbi 65 vjeç janë përfshirë në tregun e punës. Pjesëmarrja e të moshuarve në forcën e punës është fenomen në rritje vitet e fundit.Në vitin 2024, numri i personave mbi 65 vjeç që ishin aktiv arriti mbi 120.142, me rritje vjetore 46,8% krahasuar me 81.835 persona që ishin pjesë e tregut të punës në vitin 2023.Grupi i pensionistëve shfaqi dinamizmin më të lartë në tregun e punës gjatë vitit të kaluar. Në kontrast me këtë grup-moshë, për pjesën tjetër të popullsisë pjesëmarrja në tregun e punës ka njohur luhatje më të lehta. Në vitin 2024, numri i përgjithshëm i forcës së punës ka arritur 1.287.099 persona, një rritje modeste krahasuar me një vit...