Ndalohet në Morinë 55-vjeçari serb i shpallur në kërkim nga Gjermania

Ndalohet në Morinë 55-vjeçari serb i shpallur në kërkim nga Gjermania

Një 55-vjeçar serb i cili ishte shpallur në kërkim nga autoritetet gjermane u ndalua nga policia në doganën e Morinës, teksa hynte në Shqipëri. Ndaj 55-vjeçarit me iniciale G.S. Gjykata e Mainz në Gjermani ka vendosur masë sigurie “arrest në burg” me akuzat e evazionit fiskal dhe përfitim të kundërligjshëm të pagave/shpërblimeve të të tjerëve. Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Gjermani, vijon procedurat për ekstradimin e 55-vjeçarit. Njoftimi i PKK Morinë Tentoi të hynte në Republikën e Shqipërisë, ndërkohë që kërkohej nga autoritetet gjermane, për krime ekonomike, ndalohet 55-vjeçari serb. Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve të imtësishme në hyrje/dalje, me objektiva goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilët tentojnë të lëvizin ilegalisht, për...