Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Alan Kurdi, fytyra e një bote pa ndërgjegje!
Më 2 shtator 2015, bota u trondit nga imazhi i Alan Kurdit, djalit 2-vjeçar sirian që u gjet pa jetë në bregun e Bodrumit, me fytyrën e mbështetur në rërë dhe me rrobat ende të veshura. Fotografia e tij u bë simbol i dramës së refugjatëve, duke ndezur një valë dhimbjeje dhe thirrjesh për “kurrë më”. Por 10 vite më vonë, tragjedia vazhdon… Sipas UNICEF, mbi 3 500 fëmijë e adoleshentë kanë humbur jetën ose janë zhdukur në Mesdheun Qendror gjatë dekadës së fundit. Shumica e tyre nisen në gomone të mbushura tej mase, shpesh pa prindër ose pa një kujdestar ligjor. Babai i Alanit, Abdullah Kurdi, e kujton atë mëngjes të zi në Bodrum kështu: Gomonia u përmbys vetëm katër minuta pas nisjes drejt ishullit grek...