Burimi:
Sportiim.al

Foto © Sportiim.al
14 orë radhë për një biletë, 5 tifozë marrin nga një fanellë…shpërblim
Rivali i Shqipërisë në Grupin K kualifikues të Botërorit 2026, Serbia, ka nisur përgatitjet në Stara Pazova, përpara ndeshjeve të ardhshme kundër Letonisë (6 shtator) dhe Anglisë (9 shtator). Që në seancën e parë pati një surprizë. Tifozët më të shpejtë, të cilët ishin të parët që blenë bileta për ndeshjen kundër Anglisë në biletarinë e stadiumit ‘Rajko Mitić’ (Beograd), patën privilegjin të ishin miq specialë të ekipit të drejtuar nga Dragan Stojkoviç. Pesë tifozët e parë që pritën plot 14 orë në biletarinë e stadiumit Rajko Mitić për një biletë ndaj anglezëve u takuan me skuadrën dhe stafin dhe fituan nga një fabellë të skuadrës. /Sportiim.al/ Vazhdo leximin