Rama: Liqeni i Komanit e Lumi i Shalës, mikpritës të mijëra vizitorëve

Rama: Liqeni i Komanit e Lumi i Shalës, mikpritës të mijëra vizitorëve

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga Liqeni i Komanit dhe Lumi i Shalës, si dy prej destinacioneve me të pëlqyera të turizmit malor në Shqipëri.  “Pamje nga Liqeni i Komanit e Lumi i Shalës, mikpritës të mijëra vizitorëve që shijojnë përvojat e turizmit malor”, shkruan Rama. Lumi i Shalës, i cili derdhet në liqenin e Komanit, është përshkruar nga ndërkombëtare si “Tajlanda e Europës” për bukuritë e tij natyrore. Lumi i Shalës buron në rrëzë të Alpeve dhe ka një gjatësi prej 37 kilometrash, nga maja e Radohinës deri në derdhjen e tij në Drin. Ai dallohet për ujin me ngjyrë të kaltër të thellë dhe të ftohtë, për shkëmbinjtë e thepisur që e rrethojnë dhe për shumëllojshmërinë e...