Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Thellohet bilanci tragjik në Afganistan, shkon në 1400 numri i njerëzve të vrarë nga tërmeti shkatërrues. Talebanët bëjnë thirrje për ndihmë
Numri i viktimave nga tërmeti shkatërrues në Afganistan ka kaluar 1400, ndërsa mbi 3000 persona janë plagosur. Talebanët i kanë bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare për ndihmë emergjente, pasi vendi po përballet me pasojat e një prej fatkeqësive natyrore më të rënda në vitet e fundit. Tërmeti me magnitudë 6 ballë goditi provincën lindore Kunar, në kufi me Pakistanin, mbrëmjen e së dielës, duke shkatërruar plotësisht fshatra të tërë të ndërtuar me baltë dhe gurë në lugina të pjerrëta. Zëdhënësi i qeverisë së talebanëve, Zabihullah Mujahid, konfirmoi shifrat të martën, duke theksuar se numri i të vdekurve pritet të rritet më tej me kalimin e orëve, ndërsa ekipet e shpëtimit arrijnë në zonat më të izoluara dhe të paarritshme. “Shumë njerëz humbën jetën dhe shtëpitë e...