“Rusia nuk e ka kundërshtuar anëtarësimin e Ukrainës në BE”, Putin i ashpër: NATO-ja është vijë e kuqe

“Rusia nuk e ka kundërshtuar anëtarësimin e Ukrainës në BE”, Putin i ashpër: NATO-ja është vijë e kuqe

Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi nga Pekini se Moska nuk ka qenë kurrë kundër anëtarësimit të Ukrainës në Bashkimin Evropian, por vijoi të theksojë se anëtarësimi i saj në NATO është i papranueshëm për Rusinë, duke e cilësuar atë si një kërcënim ndaj sigurisë kombëtare. Deklaratat u bënë gjatë një takimi zyrtar me kryeministrin sllovak Robert Fico, i mbajtur në kryeqytetin kinez Pekin. Putin hodhi poshtë pretendimet se Rusia synon të sulmojë Evropën, duke i quajtur ato të pabazuara. Sipas tij, zgjatja e vazhdueshme e NATO-s drejt lindjes është ajo që ka provokuar tensionet, ndërsa Rusia ka vepruar për të mbrojtur interesat e saj në hapësirën post-sovjetike. Komentet u raportuan nga agjencia Reuters dhe vijnë në një kohë kur marrëdhëniet mes Rusisë dhe Perëndimit mbeten...