Kompania italiane që menaxhon mbetjet urbane të Tiranës, AGSM AIM, rrit fitimet në Shqipëri

Kompania italiane që menaxhon mbetjet urbane të Tiranës, AGSM AIM, rrit fitimet në Shqipëri

Nga Alba Kepi: Syri TV siguron dokumentin financiar të bilancit të kompanisë për vitin 2024 Në vitin 2024, kompania italiane AGSM AIM ka regjistruar një rritje të ndjeshme të aktivitetit të saj në Shqipëri, duke dyfishuar volumin e mbetjeve të trajtuara në Tiranë dhe duke shënuar fitime në rritje në tregun shqiptar. Kjo ndodh ndërsa grupi feston një bilanc rekord në Itali – me 53 milionë euro fitim neto, 137 milionë euro investime dhe 28.9 milionë euro dividentë të shpërndarë bashkive partnere. Sipas dokumentacionit, brenda këtij suksesi financiar dhe industrial, një nga zhvillimet më të rëndësishme ka qenë zgjerimi agresiv në kryeqytetin shqiptar, përmes kompanisë Eco Tirana, një ndërmarrje publike italo-shqiptare ku AGSM AIM zotëron 49% të aksioneve, ndërsa 51% i përkasin Bashkisë së Tiranës....