Madhësia e tregut të SHKK-ve arrin në 190 milionë euro

Madhësia e tregut të SHKK-ve arrin në 190 milionë euro

Tregu i shoqërive të kursim-kreditit (SHKK) ka shënuar rritje të shpejtë në gjysmën e parë të këtij viti.Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, totali i aktiveve të tregut në fund të qershorit arriti vlerën e 18.5 miliardë lekëve ose pothuajse 190 milionë eurove. Vlera e aktiveve të tregut është rritur me 8% që nga fillimi i vitit dhe me 12.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Shoqëritë e kursim-kreditit ose kooperativat financiare janë një segment i mikrofinancës veçanërisht i suksesshëm në zonat rurale të vendit, me fokus kryesor financimin e ekonomive bujqësore. Ato pranojnë depozita nga anëtarët dhe ofrojnë kredi për ta, duke pasur si qëllim kryesisht mbushjen e boshllëkut që krijon mungesa e pranisë së sektorit bankar në zonat rurale...