Meta kërkon lirinë, caktohet data për shqyrtimin e kërkesës së ish-presidentit në GJKKO

Meta kërkon lirinë, caktohet data për shqyrtimin e kërkesës së ish-presidentit në GJKKO

Gjykata e Posaçme e Apelit cakton datën 8 shtator, ora 10:00, për seancën gjyqësore të ankimit të ish-presidentit Ilir Meta, kundër vendimit që la të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj tij. Më 13 gusht, Gjykata e Posaçme vendosi të mos pranojë kërkesën e Metës për të lënë qelinë, duke arsyetuar se nuk ka ndryshuar asnjë kusht ligjor që mund të çonte në zbutje të masës së sigurisë “arrest në burg” për të pandehurin. Ish-presidenti qëndron në paraburgim prej tetorit 2024. Sipas gjykatës, prej 26 majit pozita penale e Metës është rënduar, pasi ai ka marrë cilësinë e të pandehurit dhe është njohur zyrtarisht me akuzat e ngritur ndaj tij. Gjykata arsyetoi se ekzistonte mundësia që Ilir Meta, në gjendje të lirë, mund...