Trupi i gjetur në Marbella? Spanja nis krahasimin e ADN me familjarët! Kë takoi për herë të fundit Miklovan Dakaj

Trupi i gjetur në Marbella? Spanja nis krahasimin e ADN me familjarët! Kë takoi për herë të fundit Miklovan Dakaj

Autoritetet spanjolle kanë marrë ADN-në e vëllait dhe vajzës së Miklovan Dakajt për të vërtetuar shkencërisht nëse personi i gjetur i vdekur në brigjet e Marbellës është familjar i tyre apo jo, përgjigje e cila akoma nuk ka dalë. Zyrtarisht, familjarëve të tij në Spanjë dhe në Shkodër nuk iu është komunikuar se trupi i pajetë është i 30-vjeçarit, derisa ekspertiza të përcaktojë nëse kanë përputhje gjenetike. Pas denoncimit të familjarëve për zhdukjen e tij, nisën hetimet për të zbardhur ngjarjen. Nga pamjet e kamerave të sigurisë në Spanjë u zbulua se personi i fundit që Dakaj kishte takuar ishte Juxhin Drazhi, i cili rezulton i arrestuar për llogari të SPAK për trafik kokaine, pjesë e grupit të Elvis Doçit, i njohur si Visi i...