Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Netanyahu injoron paralajmërimin e gjeneralëve për Gazën: Përfundoni punën! (Debati në kabinet)
E vendosur në bindjet e saj, ministrja Orit Malka Strook kërkoi fjalën të dielën gjatë mbledhjes së kabinetit të sigurisë, të thirrur nga Beniamin Netanyahu. “Sonte nuk do flasim për pengjet,” kishte thënë më parë kryeministri izraelit, “por vetëm për planet ushtarake në Gaza.” A ishte e mundur kjo? Jo. Gjenerali Eyal Zamir, shefi i shtabit të përgjithshëm, i cili para një pushtimi të plotë dëshironte një marrëveshje, edhe të pjesshme, me Hamasin për të kthyer pengjet (të gjallë apo të vdekur) e hapi temën. Sipas një artikulli të “Corriere Della Sera”, ai tha qartë se ushtria nuk është dakord. Ministrja Strook, e njohur në media edhe për faktin se djali i saj është dënuar për torturimin e një palestinezi, nuk e duroi këtë. Në...