Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
OBSH jep alarmin: Mbi 1 miliard njerëz vuajnë nga probleme të shëndetit mendor
Mbi 1 miliard njerëz në mbarë botën vuajnë nga probleme të shëndetit mendor, veçanërisht ankthi dhe depresioni, të cilat janë çrregullimet më të zakonshme, ndërkohë që shqetësimi mendor është përgjegjës për mbi 700,000 vetëvrasje çdo vit. Pavarësisht kësaj, shpenzimet publike për shëndetin mendor kanë mbetur të qëndrueshme për vite me radhë dhe arrijnë në vetëm 2% të buxheteve totale të shëndetit. Këto janë gjetjet e dy raporteve të publikuara sot nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, sipas kreut të së cilës, transformimi i shërbimeve të shëndetit mendor është një nga sfidat më urgjente të shëndetit publik. “Çdo qeveri dhe çdo udhëheqës ka përgjegjësinë të veprojë urgjentisht dhe të sigurojë që kujdesi për shëndetin mendor të trajtohet jo si privilegj, por si një e drejtë themelore për...