Piktorja që e kapi Amerikën

Piktorja që e kapi Amerikën

E njohur për afërsitë e saj me lulet, janë pikërisht peizazhet e SHBA-së në pikturat e Georgia O’Keeffe që tregojnë më shumë për të. Të shikosh një pikturë të Georgia O’Keeffe është si të shikosh Amerikën. Gjatë gjithë karrierës së saj – nga ekspozita e parë në vitin 1916 deri në fund të viteve ’70, kjo artiste e palëkundur u përqendrua te kuptimi i të pikturuarit të vendit të saj. Ajo u magjeps nga fushat e gjera, shkëmbinjtë e zhveshur dhe qielli i thellë blu i New Mexico-s, që u bë shtëpia e saj e dashur. Ekspozita e saj e parë u mbajt në galerinë 291 në New York, njëqind vjet më parë këtë maj, një përvjetor që po kremtohet me një retrospektivë madhore në...