Borges: Poezia është diçka aq intime, sa nuk mund të përkufizohet…

Borges: Poezia është diçka aq intime, sa nuk mund të përkufizohet…

Jorge Luis Borges Borges për poezinë: Roberto Alifano: Borges, ç’është poezia për ju? Si do ta përkufizonit? Borges: Mendoj se poezia është diçka aq intime, diçka aq thelbësore sa nuk mund të përkufizohet pa u tretur. Do të ishte sikur të përpiqeshim të përkufizonim ngjyrën e verdhë, dashurinë, rënien e gjetheve në vjeshtë… Nuk e di se si mund t’i përcaktojmë gjërat thelbësore. Më vjen në mendje se i vetmi përkufizim i mundshëm do të ishte ai i Platonit, pikërisht sepse nuk është përkufizim, por sepse është një fakt poetik. Kur flet për poezinë, Platoni thotë: «Ajo gjë e lehtë, flatrore dhe e shenjtë». Besoj se, në një farë mënyre, ky mund të jetë njëfarë përcaktimi i poezisë, pasi nuk e përkufizon atë në mënyrë...