Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
10 vite nga imazhi që tronditi botën! Trupi i 3-vjeçarit Alan Kurdi dhe një det që nuk ndalet së marrë jetë
Fotoja me bluzën e kuqe dhe pantallonat blu, i shtrirë pa jetë në bregdetin turk, u bë simbol i dështimit të politikave të Europës ndaj refugjatëve. Sot, 10 vite më vonë, deti vazhdon të jetë një varr i hapur për mijëra të tjerë, shkruan Corriere della Sera. 2 shtatori 2015, kur bota u detyrua të shohë dështimin e saj Ishte mëngjesi i 2 shtatorit 2015 kur trupi i vogël i Alan Kurdi, vetëm 3 vjeç, u gjet i pajetë, i shtrirë përmbys në breg të detit në Bodrum të Turqisë. Ai, së bashku me familjen e tij kurdo-siriane, kishte tentuar të kalonte me gomone drejt ishullit grek Kos, në kërkim të shpëtimit nga lufta në Siri dhe nga terrori i ISIS. Si shumica e refugjatëve,...