OBSH: Vetëvrasjet përbëjnë një në çdo 100 vdekje globale

OBSH: Vetëvrasjet përbëjnë një në çdo 100 vdekje globale

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi të martën se një në çdo 100 vdekje në botë shkaktohet nga vetëvrasja, duke theksuar mungesën e përparimit në luftën kundër këtij fenomeni, një nga shkaqet kryesore të vdekjes tek të rinjtë. “Vetëvrasjet morën jetën e rreth 727,000 njerëzve vetëm në vitin 2021,” tha Devora Kestel, drejtuese e departamentit të shëndetit mendor të OBSH-së, gjatë një konference për shtyp. Raporti i fundit nënvizon se vetëvrasja mbetet një nga shkaqet kryesore të vdekjes për të rinjtë në të gjitha vendet dhe kontekste socio-ekonomike. Pavarësisht përpjekjeve globale, OBSH-ja paralajmëron se shumë pak është bërë për të arritur Objektivin e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara, të miratuar në vitin 2015, për të ulur shkallën e vetëvrasjeve me një të tretën...