Krimi i organizuar ballkanik po e kthen Afrikën e Veriut në një qendër kokaine

Krimi i organizuar ballkanik po e kthen Afrikën e Veriut në një qendër kokaine

Në shikim të parë, portet në zhvillim të Afrikës Perëndimore dhe nëntoka kriminale e Ballkanit Perëndimor duken si dy botë të ndryshme. Megjithatë, një vështrim më i afërt brenda një kontenieri me lëvozhga kakaoje – një nga eksportet kryesore të Afrikës Perëndimore – zbulon një ngarkesë tjetër: kokainën. Që nga viti 2019, grupet kriminale me origjinë nga Ballkani Perëndimor janë drejtuar gjithnjë e më shumë drejt Afrikës Perëndimore si një rrugë kyçe tranziti për trafikimin e kokainës. Ajo që fillimisht ishte një pikë e rastësishme trafiku –në vitin 2014 kur kokaina dërgohej me varka të vogla nga verilindja e Brazilit drejt Kepit të Gjelbër – është shndërruar në një qendër të kokainës për Evropën dhe më gjerë. Ky ndryshim në vazhdim ka kaluar kryesisht pa...