Chloë Moretz i jep fund beqarisë me modelen e njohur

Chloë Moretz i jep fund beqarisë me modelen e njohur

Aktorja e njohur Chloë Moretz ka kurorëzuar dashurinë shumëvjeçare me modelen Kate Harrison, duke i dhënë fund beqarisë pas një lidhjeje që zgjati shtatë vite. Ceremonia e tyre u zhvillua gjatë fundjavës dhe u shoqërua me një atmosferë intime e romantike, sipas revistës Vogue, e cila ndoqi nga afër përgatitjet e çiftit. Në ditën e madhe, Moretz zgjodhi të thyente traditën duke mos u veshur me të bardha, por me një fustan mahnitës në ngjyrë blu të çelët, të realizuar nga Louis Vuitton. Ajo e kombinoi veshjen me doreza të gjata të së njëjtës ngjyrë, duke i dhënë një prekje unike look-ut të saj. Nga ana tjetër, Harrison u paraqit e veshur me të bardha, duke ruajtur një kontrast elegant mes tyre. Në një intervistë...