Post Malone habit Parisin: Hyn me kalë në sfilatën e koleksionit të tij të parë të modës

Post Malone habit Parisin: Hyn me kalë në sfilatën e koleksionit të tij të parë të modës

Reperi i njohur Post Malone debutoi si stilist në Paris me markën e tij të re të veshjeve të quajtur “Austin Post” dhe e bëri këtë me stil: duke hyrë në pistë mbi kalë. Sfilata u mbajt në Hôtel de Bourdon – Maison Pozzo di Borgo, ish-rezidencën e Karl Lagerfeld, ku artisti 30-vjeçar mahniti të ftuarit jo vetëm me veshjet, por edhe me atmosferën që solli: muzikë country, Bud Light, dhe ndikime të forta nga kultura amerikane e rançit. Koleksioni “At First Light” ndërthur stilin western të Dallasit me nuanca të frymës jugperëndimore amerikane. Në njoftimin zyrtar thuhet se inspirimi për këtë koleksion vjen nga përvoja personale e Malone, që shkon nga rrënjët në Teksas deri te jetesa e tij aktuale në malet e Utah-ut....