Trupi i gjetur në Marbella, ADN-ja do të vërtetojë nëse i përket Miklovan Danajt

Trupi i gjetur në Marbella, ADN-ja do të vërtetojë nëse i përket Miklovan Danajt

Autoritetet spanjolle kanë marrë ADN-në e vëllait dhe vajzës së Miklovan Danajt për të vërtetuar shkencërisht nëse personi i gjetur i vdekur në brigjet e Marbellës është familjar i tyre apo jo, përgjigje e cila akoma nuk ka dalë. A2 CNN raporton se zyrtarisht, familjarëve të tij në Spanjë dhe në Shkodër nuk iu është komunikuar se trupi i pajetë është i 30-vjeçarit, kjo derisa ekspertiza të përcaktojë nëse kanë përputhje gjenetike. Pas denoncimit të familjarëve për mundësinë e zhdukjes, nisën hetimet për të zbardhur ngjarjen. Nga pamjet e kamerave të sigurisë në Spanjë u zbulua se personi i fundit që Danaj kishte takim ishte Juxhin Drazhi, i cili rezulton i arrestuar më vonë për llogari të SPAK për trafik kokaine, pjesë e grupit të...