Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Samiti në Pekin! Rusia, Kina dhe Mongolia firmosin memorandumin për gazsjellësin e ri
Rusia, Kina dhe Mongolia kanë firmosur këtë të martë, më 2 shtator, një memorandum të detyrueshëm për ndërtimin e gazsjellësit “Power of Siberia 2” (Fuqia e Siberisë 2), gjatë një samiti trepalësh të zhvilluar në Pekin. Ky gazsjellës është parashikuar të transportojë gaz rus drejt Kinës, ndërsa një linjë tjetër, gazsjellësi tranzit “Soyuz Vostok”, do të kalojë nëpër territorin e Mongolisë (Ulan Bator). Projekti më i madh në botë për gazin Gjatë samitit në Pekin, u firmos zyrtarisht memorandumi për ndërtimin e gazsjellësit “Power of Siberia 2” dhe gazsjellësit tranzit “Soyuz Vostok”.Lajmin e konfirmoi drejtori i përgjithshëm i Gazprom, Alexei Miller, sipas agjencisë ruse TASS. Miller theksoi se ky projekt do të jetë: -Projekti më i madh në botë në sektorin e gazit, -Me investimin më...