Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Maresca: Garnacho blerje e goditur, gjendja e Palmer do të vlerësohet ditë pas dite
2 Shtator 2025 11:54 Telesport Trajneri i Chelsea, Enzo Maresca, pasi kanë përfunduar tri javët e para të Premier League ka bërë një vlerësim të skuadrës. Sidomos edhe pas blerjeve të fundit, ku spikat ardhja e Alejandro Garnacho nga Manchester United. “Ai tashmë është këtu. Është e qartë se pozicioni i tij natyror është si sulmues krahu dhe e shoh atje. Një lojtar i rëndësishëm, një blerje e goditur e klubit, që shpresoj të na ndihmojë shumë”, deklaroi Enzo Maresca. Në lidhje me largimin e Christopher Nkunku te Milan, trajneri italian komentoi: “Christo është një profesionist i jashtëzakonshëm, por problemi është se Cole është në pozicionin e tij, kështu që është e vështirë për atë të gjente hapësira“. “Për sa i përket Palmer, ai do...