Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Mblidhen ministrat për çështjet evropiane, mbështetje për Ballkanin Perëndimor
Ministrat për Çështjet Evropiane nga të 27 vendet e BE-së po marrin pjesë në një takim informal ministror në kryeqytetin danez. Fokusi i diskutimit janë përpjekjet e vendeve kandidate për t’u përshtatur me kriteret e Kopenhagenit, si dhe stimujt që mund të përshpejtojnë progresin e tyre drejt anëtarësimit në BE. Kryediplomatët nga 27 vendet e BE-së do të diskutojnë gjithashtu edhe rreth sundimit të ligjit në BE, si dhe mënyrat sesi shtetet në procesin e zgjerimit mund të forcojnë punën për reformat e brendshme të BE-së. Ministrat për Çështjet Evropiane të 27 vendeve të BE-së do të takohen edhe me homologët e tyre nga vendet kandidate për të diskutuar sfidat me të cilat përballen këto vende në përmbushjen e kritereve të Kopenhagenit. Ata do të...