Antena 40 metra dhe stacione mobile! Ja si Rusia shkakton humbjen e sinjalit satelitor nga aeroplanët evropianë

Antena 40 metra dhe stacione mobile! Ja si Rusia shkakton humbjen e sinjalit satelitor nga aeroplanët evropianë

Një antenë gjigante 40 metra e lartë, e vendosur në Kaliningrad, pranë kufirit me BE-në, është bërë burimi kryesor i ndërhyrjeve në sinjalin GPS të avionëve dhe anijeve europiane. Një strukturë e madhe, pothuajse anonime, është shfaqur pranë fshatit Okunevo në Kaliningrad, rajoni rus që kufizohet me Poloninë dhe Lituaninë. Vetëm 98 kilometra larg nga qyteti polak i Gdanskut, kjo antenë është identifikuar si një nga burimet më të mëdha të ndërhyrjeve në sistemet e navigimit satelitor që nga viti 2022,  kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës, shkruan Corriere della Sera. Triangulime, satelitë dhe tension në NATO: Propozime për “ta neutralizuar” Zbulimi i antenës nuk ka qenë i lehtë. Ekspertët ndërkombëtarë janë detyruar të përdorin triangulime të avancuara dhe imazhe satelitore...