Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Aksident me dy viktima në Vlorë, arrestohet 28-vjeçarja italiane
pamje nga aksidenti VLORË- Është rënduar bilanci i aksidentit që ndodhi mesditën e djeshme në aksin Levan-Fier, ku si pasojë e daljes nga rruga të një kamioçine, humbi jetën në vendngjarje drejtuesi i saj, ndërsa pasagjeri ndërroi jetë në spital. Nga aksidenti humbën jetën drejtuesi i kamionçinës, Ferdinant Hasani dhe pasagjeri Artan Muho, ndërsa policia e Vlorës arrestoi shtetasen italiane me iniciale A.T., 28 vjeçe, banuese në Napoli. Kjo e fundit, ishte në drejtimin e mjetit që përplasi nga pas kamioçinën në të cilën udhëtonin dy viktimat. “Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë arrestuan për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasen italiane A. T., 28 vjeçe, banuese në Napoli, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin në afërsi të...