Kontrolli i befasishëm nxjerr zbuluar ish-kreun e SHISH, i gjenden materiale ‘sekrete’ dhe municione

Kontrolli i befasishëm nxjerr zbuluar ish-kreun e SHISH, i gjenden materiale ‘sekrete’ dhe municione

gjykata e beratit BERAT- Prokuroria e Beratit ka vënë nën akuzë ish-kreun e SHISH në këtë qytet, dhe djalin e tij, për 3 vepra penale, përfshirë atë të nxjerrjes së sekretit hetimor. Sipas Policisë, Aleksandër Shulla mbante në banesë, pas lënies së detryrës së tij si kreu i SHISH materiale të klasifikuara. Policia ka kryer kontrolle fillimisht në lokalin e djalit të ish-drejtorit të SHISH, ku organizoheshin lojëra fati, ndërsa pas kontrolleve në banesë janë gjetur materialet e klasifikuara si dhe municion pa leje. Shulla, i cili ka ushtruar detyrën si Drejtor i Shërbimit Informativ Berat, shpjegoi se, në nëntor të vitit 2023 është larguar nga detyra dhe ka dorëzuar armatimin por ka harruar të dorëzojë municionin e gjetur në banesë nga shërbimet e policisë. Ai...