Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Daniel Shima u rrëmbye dhe torturua nga “kokat” e krimit pasi zbuloi aferën 60 milionë euro të baxhanakut të Ramës…
Rigels Seliman Daniel Shima, ish-zv/drejtor i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI-t), duket se është shndërruar në viktimën më të freskët të makinerisë mafioze të pushtetit, pasi guxoi të ekspozonte aferën 60 milionë euro të baxhanakut të kryeministrit Edi Rama. Alarmin e ka dhënë dje kreu i Partisë Demorkatike, Sali Berisha, i cili thekson se burime të besueshme denoncojnë se Shima u rrëmbye në mes të ditës, nga persona me uniformë, të cilët e zhdukën për katër orë në një seancë torturash çnjerëzore. Sipas Berishës, ai shpëtoi për fije nga eliminimi fizik (shpëtoi vetëm për mrekulli), pasi sipas dëshmisë së qytetarit dixhital, u godit me shkopinj bejsbolli dhe u rikthye në shtëpi gjysmë i vdekur. Skandali thekson ish-kryeministri Berisha, lidhet drejtpërdrejt me kontrollin absolut...