Nënë e fëmijëve me autizëm, Arta Bajrami letër Kurtit dhe Osmanit. Çfarë e tronditi artisten?

Nënë e fëmijëve me autizëm, Arta Bajrami letër Kurtit dhe Osmanit. Çfarë e tronditi artisten?

Mesazhet e shumë nënave me fëmijë autikë që kërkojnë zgjidhje e nxitën këngëtaren Arta Bajrami që të dërgonte një letër publike 10 ditë më parë, kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani. Në një intervistë ekskluzive në Dita Jonë në A2 CNN, këngëtarja rrëfeu edhe eksperiencën e saj si nënë e dy fëmijëve autikë. “Unë kam reaguar se jam vetë nëna e dy fëmijëve me autizëm për shkak të padrejtësive, duhet së pari ligji me fëmijë të nevojave të veçanta. Nuk është në rend dite dhe as nuk zbatohet. Duke nisur nga shkolla, duhet t’i mirëpresin fëmijët me autizëm dhe gjithëpërfshirje në aktivitete të ndryshme, por edhe kostot e harxhimeve për trajtimet e tyre, ato kanë themeloret, ato janë bazat e tyre. Unë e mbuloj...