Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Pierre de Coubertin – ‘Babai’ i Lojërave Olimpike Moderne
Më 2 shtator shënohet përvjetori i ndarjes nga jeta i Pierre de Coubertin (1863–1937), vizionari francez që ringjalli Lojërat Olimpike dhe i dha sportit një dimension të ri kulturor e edukativ. Me pasionin e tij për arsim dhe aktivitet fizik, ai besonte se sporti ishte mjeti më i mirë për të ndërtuar karakterin dhe për të nxitur paqe ndërkombëtare. I frymëzuar nga Olimpiadat e lashta greke dhe nga koncepti i edukimit të plotë fizik e moral, Coubertin nisi punën për rikthimin e Lojërave Olimpike në fund të shekullit XIX. Në vitin 1894 themeloi Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC), ndërsa dy vite më vonë, në Athinë, u mbajt Olimpiada e parë moderne, transmeton KultPlus. Coubertin nuk ishte vetëm organizator, por edhe filozof i sportit. Motoja olimpike “Citius, Altius,...