Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Flamujt në gjysmështizë, sot ditë zie kombëtare në nderim të Dhimitër Anagnostit
Këshilli i Ministrave i Shqipërisë ka vendosur të shpallë ditë zie kombëtare datën 2 shtator 2025 (sot), në nderim të të ndjerit Dhimitër Anagnosti, personalitet i shquar i kinematografisë shqiptare, mjeshtër i ekranit dhe i artit skenik, i cili la një trashëgimi të çmuar kulturore për brezat. Në respekt të vendimit, në të gjithë Shqipërinë flamujt do të ulen në gjysmështizë, ndërsa institucionet shtetërore do të zhvillojnë homazhe për nder të figurës së tij. Homazhet publike dhe ceremonia shtetërore do të organizohen në mjediset e Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, Tiranë, ditën e martë, datë 2 shtator 2025, nga ora 10:00 deri në orën 13:00. “Në orën 10:00, datë 2.9.2025, në nderim të tij të ndërpritet çdo veprimtari dhe të mbahet një...