Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Shpërthim” virozash në Berat/ Fëmijët preken nga çrregullime gastro-intensinale, 10-15 shtrime në spital çdo ditë
Dy javët e fundit, Reparti i Pediatrisë në Spitalin Rajonal të Beratit,ka qenë i tejmbushur me fëmijë,të prekur nga virozat, ndërkohë që ditët e fundit është vënë re edhe një numër i shtuar i rasteve që paraqiten në këtë repart me çrregullime gastro-intensinale dhe intoksikacione. Këto viroza të shtuara kanë ardhur si rezultat i temperaturave të larta të 10-ditëshit të fundit të muajit Gusht dhe ndryshimeve klimaterike e nivelit të lartë të lagështirës në ajër. Lajmin e bën të ditur shefi i Repartit të Pediatrisë në Spitalin Rajonal Berat, mjeku pediatër Vladimir Kumaraku, i cili ka deklaruar se,çdo ditë në këtë repart shtrohen 10-15 fëmijë, që paraqiten me çrregullime gastro-intensinale. Duke konfirmuar se të gjitha rastet kanë pasur ecuri të mirë klinike dhe nuk ka...