KLP liron nga detyra Aida Hajnajn, BKH në “duart” e nënkryetarit Joni Keta,procedura për zgjedhjen e drejtorit të ri…

KLP liron nga detyra Aida Hajnajn, BKH në “duart” e nënkryetarit Joni Keta,procedura për zgjedhjen e drejtorit të ri…

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) vendosi të hënën më 9 shtator të deklarojë të përfunduar mandatin e drejtores së Byrosë Kombëtare të Hetimit, BKH, Aida Hajnaj. Pasi në këshill u lexua relacioni për mbarimin e mandatit ligjor të Hajnajt më datë 31 gusht, u propozua po ashtu që të deklarohej përfundimi i mandatit më datë 1 shtator. Ky propozim u hodh poshtë nga gjashtë prej anëtarëve të KLP-së, kryetarja Mirela Bogdani dhe anëtarët Ledina Riza, Arta Mandro, Zeqir Hoda, Erion Fejzulla e Vatë Staka, të cilët vendosën përfundimin e mandatit më 31 gusht. Në pakicë mbetën anëtarët Sokol Stojani, Erind Mërkuri, Erind Gërmenji dhe Olger Eminaj. Aktualisht BKH mbetet pa drejtues, ndërkohë që postin e zëvendësdrejtuesit e mban Joni Keta, i cili është dhe...