Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
“I nxora vetë fëmijët e mi të vdekur nga rrënojat”, histori zemërthyese nga Afganistani i goditur nga tërmeti, familje të tëra kanë humbur jetën
Një tërmet i fuqishëm, me magnitudë 6 të shkallës Rihter goditi Afganistanin lindor më 1 shtator. Një ditë më pas, ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet nën rrënoja për të mbijetuar. Më shumë se 800 persona humbën jetën, ndërsa 1800 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Të plagosurit po çohen në spitalin e vetëm të madh në qytet, i cili ishte tashmë i mbingarkuar që para katasrtofës. BBC takoi Mir Zamanin, i cili kishte çuar djalin e tij 3-vjeçar, Naseebullah. Motra binjake dhe vëllai i vogël i Naseebullah vdiqën në tërmet. Mir Zaman thotë se i nxori vetë fëmijët e tij të vdekur nga rrënojat. “Ishte errësirë. Nuk kishte dritë. Dikush më dha hua një llambë dhe pastaj përdora një lopatë dhe kazmë për t’i nxjerrë....