Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Rusia sulmon me dronë Ukrainën, një i vdekur dhe disa të plagosur
Rusia ka nisur një tjetër valë sulmesh me dronë gjatë natës, duke goditur disa rajone të Ukrainës dhe shkaktuar viktima e dëme të mëdha materiale. Sipas autoriteteve lokale, një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur në qytetin Bila Tserkva, në rajonin e Kievit, pas një shpërthimi të fuqishëm që shkaktoi zjarr të madh. Ndërkohë, në rajonin verilindor të Sumyt, një tjetër sulm me dronë goditi zonën Zarichny, duke shkaktuar zjarr në një treg dhe duke dëmtuar të paktën katër ndërtesa banimi. Sipas kreut të Administratës Ushtarake Lokale, Serhiy Kryvosheenko, disa persona kanë mbetur të plagosur. Në jug të vendit, në rajonin e Odesës, dronët rusë kanë shënjestruar infrastrukturën portuale në distriktin Izmail. Autoritetet raportojnë për dëme dhe zjarre të konsiderueshme. Ukraina...