45 mijë pensione të llogaritura gabim, ISSH u jep të moshuarve të drejtën e verifikimit në E-Albania, ja si ta…

45 mijë pensione të llogaritura gabim, ISSH u jep të moshuarve të drejtën e verifikimit në E-Albania, ja si ta…

Nëse nuk bini dakord me pensionin që merrni, mund të kërkoni verifikim të tij. Kjo mundësi është hapur tashmë nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore (ISSH), për të gjithë pensionistët që pretendojnë se shuma mujore që ata marrin është llogaritur gabim. Kërkesa mund të bëhet në platformën E-Albania,  ne seksionin “Kërkesë për rishqyrtim pensioni”, e për të cilën, individi do të marrë përgjigje brenda 30 ditëve. Përveç rishikimit të pensionit, përfituesit i lind e drejta për të marrë informacion edhe mbi periudhat e sigurimit dhe mënyrat e llogaritjes së pensionit. Po ashtu, ai ka të drejtë të kërkojë edhe zgjatje të afatit për marrjen e pensionit të invaliditetit,  pensionit familjar dhe kompensimet e energjisë elektrike. Më herët, për të verifikuar gabimet në përllogaritjen e pensioneve, ishin...