Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Antenat misterioze të Rusisë që kërcënojnë fluturimet në Europë dhe Lindjen e Mesme
Artikull i Corriere della Sera, nga Leonard Berberi Një maxi-antenë 40 metra në Okunevo, pranë Kaliningradit, ka shkaktuar mijëra interferenca në sistemet e navigacionit të avionëve dhe anijeve civile që nga viti 2022, pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës. Objekti ndodhet vetëm 98 km larg Danzigës, në territor të Bashkimit Europian. Ekspertët ndërkombëtarë kanë përdorur triangulime dhe imazhe satelitore për ta lokalizuar antenën. Në Bruksel, disa gjeneralë evropianë kanë propozuar midis 2023 dhe 2024 që ajo të shkatërrohet ose çaktivizohet, kryesisht si sinjal politik, por ideja është refuzuar, pjesërisht për kundërshtimin amerikan dhe frikën e përshkallëzimit të konfliktit. Rrjeti i rusëve Antenat në Okunevo nuk janë të vetmet. Pika të tjera janë identifikuar në Baltiysk dhe Yantarnyy, pranë Shën Petersburgut dhe kufirit me Ukrainën,...