Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Rritje rekord e shpenzimeve për mbrojtjen, vendet e BE-së shpenzuan 343 miliardë euro në vitin 2024
Në vitin 2024, shpenzimet e mbrojtjes në të 27 Shtetet Anëtare të Bashkimit Europian arritën një shifër të paprecedentë prej 343 miliardë eurosh, një rritje prej 19% krahasuar me vitin 2023, duke i çuar shpenzimet në 1.9% të PBB-së. Është ky konkluzioni i raportit vjetor të të dhënave të mbrojtjes për vitet 2024-2025 të publikuar nga Agjencia Evropiane e Mbrojtjes (EDA), duke detajuar shpenzimet e mbrojtjes të të gjitha shteteve anëtare të BE-së. Sipas raportit për herë të parë, investimet në mbrojtje tejkaluan 100 miliardë euro, duke përfaqësuar 31% të shpenzimeve totale, pjesa më e lartë e regjistruar nga EDA që nga fillimi i mbledhjes së të dhënave. “Rritja, kryesisht e nxitur nga nivele rekord të blerjeve të pajisjeve dhe investimeve në rritje në kërkim...